TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Më shumë se 3.5 milionë njerëz në të gjithë botën rezultojnë të infektuar me koronavirus. Po ashtu, si pasojë e koronavirusit, në të gjithë botën, deri më tani kanë ndërruar jetë të paktën 248,655.
Sipas të dhënave të pasqyruara në worldometers, nga numri i përgjithshëm i të infektuarve, 1,161,994 janë shëruar tashmë plotësisht nga virusi. Vendi më i prekur në botë nga Covid-19 në botë deri më tani rezultojnë të jenë SHBA-të ku numërohen 1,188,826 të infektuar dhe 68,606 viktima.
Ndërsa, vendi i dytë më i prekur nga virusi korona është Spanja që numëron 247,122 të infektuar dhe 25,264 viktima. Në vendin e tretë është Italia me 210,717 të infektuar dhe 28,884 viktima.