AKTUALITET, 4 Maj 2020, 14:22

Nga biodiversiteti tek marrëveshja e huasë me Kuvajtin, Presidenti Meta dekreton katër ligje

Nga biodiversiteti tek marrëveshja e huasë me Kuvajtin, Presidenti


Presidenti i vendit, Ilir Meta ka dekretuar sot katër ligje të Qeverisë Rama. Presidenca njofton se Presidenti ka miruatuar ndryshimet në ligjin për mbrojtjen e biodiversitetit, ndryshimet dhe shtesat në ligjin “Për standardizimin”.

Po ashtu ai i dha “ok” sot ratifikimit te marrëveshjes për një hua shtesë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit të Kuvajtit për zhvillimin ekonomik arab për financimin e projektit të rehabilitimit të rrugës së Lumit të Vlorës.

Presidenti ka miratuar edhe ratifikimin e protokollit shtesë 6 mbi tregtinë e shërbimeve të marrëveshjes për amendimin dhe aderimin në marrëveshjen e tregtisë së lirë të Europës Qendrore

1-DEKRET

PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

Dekretoj

Shpalljen e ligjit nr. 40/2020 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9870, datë 4.2.2008, “Për standardizimin”, të ndryshuar”.

Nr. Dekretit 11470

Tiranë, më 30.04.2020

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

2- DEKRET

PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

Dekretoj

Shpalljen e ligjit nr. 41/2020 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9587, datë 20.7.2006, “Për mbrojtjen e biodiversitetit”, të ndryshuar”.

Nr. Dekretit 11471

Tiranë, më 30.04.2020

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

3-DEKRET

PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

Dekretoj

Shpalljen e ligjit nr. 47/2020 “Për ratifikimin e marrëveshjes për një hua shtesë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit të Kuvajtit për zhvillimin ekonomik arab për financimin e projektit të rehabilitimit të rrugës së Lumit të Vlorës”.

Nr. Dekretit 11474

Tiranë, më 30.04.2020

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

4-DEKRET

PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

Dekretoj

Shpalljen e ligjit nr. 46/2020 “Për ratifikimin e protokollit shtesë 6 mbi tregtinë e shërbimeve të marrëveshjes për amendimin dhe aderimin në marrëveshjen e tregtisë së lirë të Europës Qendrore”.

Nr. Dekretit 11473

Tiranë, më 30.04.2020

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META