TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Spanja është vendi i dytë më i goditur në Europë nga Covid-19 pas Italisë, por me rënien e numrit të viktimave vendi ka aplikuar planin e lehtësimit të masave ndaj Covid-19.
E ndërkohë që me miliona njerëz janë rikthyer në punë dhe janë rihapur me qindra biznese në vend qeveria e Spanjës ka nisur të shpërndajë maska falas për qytetarët.
Sipas grafikut të vdekjeve në 24 orët e fundit të lidhura me koronavirusin numri fatmirësisht ka qëndruar nën 200 për të dytën ditë me radhë.
Por pavarësisht lehtësimit të masave për virusin, mbajtja e maskave në transportin publik është i detyrueshëm, prandaj çdo qytetar që ka dalë sot nga shtëpia e ka pasur të detyrueshëm mbajtjen e maskës.
Ndërsa bizneset e vogla si sallonet e bukurisë dhe libraritë mund të fillojnë shërbime të kufizuara. Konsumatorët mund të merrnin shërbim në distancë nga restorantet.
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez tha të shtunën se gjashtë milionë maska duhej të shpërndaheshin në Spanjë, një nga vendet më të goditura nga pandemia globale.
Deri më tani me 164 vdekjet e 24 orëve të fundit, shifra totale viktimave ka shkuar në 25,428, ndërsa rastet personave të infektuar kanë shkuar në 218,011, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë të hënën.
