TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ka bërë një sqarim në lidhje me urdhrin për mbylljen e fasonerive dhe Call Center, ndërsa tha se të hënën do të fillojë inspektimi për standardet e sigurisë dhe se ata që nuk kanë marrë masat e duhura, do të ndëshkohen.
Kryeministri u shpreh se nuk do të ketë dëmshpërblim për ata që do të mbyllen, pasi ajo do të vijë rezultat i moszbatimit të rregullave.
“Nesër edhe fasonët edhe Call Centerat do ta kenë të ndaluar të qarkullojnë punonjësit e tyre. Nesër duhet të jenë të mbyllur. Nga fillimi i javës së ardhshme do ët fillojnë inspektimet për sigurimin e standardeve të sigurisë, nëse ato nuk do të garantohen, do merren masa drastike që do bien mbi shpatullat e sipërmarrësve. Ta harrojnë që të vijë në të kërkojnë para tek shteti për shkak të mbylljes. Kjo është një mbylljen që do të vijë si rezultat i moszbatimit të rregullave dhe mosvënies në jetë të këshillave, është papërgjegjshmëri që nuk mund të shpërblehet, përkundrazi do të ndëshkohet”, tha Rama.