AKTUALITET, 15 September 2026, 10:06

Mbyllet gara/ Edmond Ahmeti emërohet Sekretar i Përgjithshëm i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Edmond Ahmeti është emëruar Sekretar i Përgjithshëm i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas përfundimit të një procedure të hapur publike konkurrimi për këtë pozicion.

Ahmeti me profesion jurist dhe eksperiencë në administratën publike, ka mbajtur detyra të ndryshme, ndërsa së fundmi ka shërbyer si Drejtor i Legjislacionit në Ministrinë e Financave.

Ai merr detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të KQZ-së në një periudhë kyçe për Administratën Zgjedhore, në prag të vitit zgjedhor dhe të fazës intensive të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme vendore të vitit 2027.