TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Durrësit dhe Interpol Tirana kanë arrestuar një 23-vjeçar, i cili akuzohet nga autoritetet britanike për vrasje.
Në kuadër të operacionit të koduar "Eagle" u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i përkohshëm me qëllim ekstradimi i shtetasit shqiptar E. S., 23 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Xhafzotaj – Shijak .
"Autoritetet gjyqësore britanike kanë përcjellë kërkesën për lokalizimin dhe arrestimin e këtij shtetasi, në bazë të Urdhër Arrestit të datës 05.01.2018 të Gjykatës së Magjistratëve në Westminster/Mbretëri e Bashkuar, e cila ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për veprën penale “Vrasje”, parashikuar nga Kodi Penal Britanik", sqaron policia.
Prokuroria e Pergjithshme dhe Ministria e Drejtësisë po kryejnë të gjitha procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Policia thotë se ky është rezultati i parë pas Marrëveshjes dypalëshe, ndërmjet Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës së Veriut, që plotëson Konventën Europiane të Ekstradimit të vitit 1957.