AKTUALITET, 22 October 2026, 10:41

Përplasja/ Maxhoranca anulon diskutimet, PS voton kalimin në votim të projektligjeve! Demokratët qëllojnë Peleshin: Ju erdhi fundi

Përplasja/ Maxhoranca anulon diskutimet, PS voton kalimin në votim

Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me tensione të ashpra deri në përplasje mes socialistëve dhe demokratëve.

Në këto kushte, mazhoranca socialiste ka anuluar të gjithë diskutimet dhe ka kaluar në votim të projektligjeve.

Vendimi i PS  ka shkaktuar reagimin e deputetëve të opozitës, të cilët kanë kundërshtuar. Në shenjë protestë ata kanë hedhur kartonat në drejtim të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.

E gjitha salla e Kuvendit ka qenë e mbushur me tensione, ndërsa deputetet e PD kanë përmbysur edhe karriget.

Në rikthimin në seancë pas pushimit, opozita po shkakton kaos në Kuvend. Deputetët kanë përmbysur karriget e tyre dhe vijojnë të mbajnë të bllokuar foltoren. Gjatë kësaj kohe, mazhoranca po vijon me votimin me kartonë të pr.kalendarit.

Nga opozita po hidhet edhe ujë, ndërsa nuk reshtin thirrjet “parlament i krimit” dhe “ju erdhi fundi!”