TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka deklaruar se kreu i Partisë Ambientaliste Agrare, Agron Duka, ka patur oferta nga mazhoranca për të braktisur opozitën.
I ftuar në ‘emisionin Tempora’, Malaj u shpreh se Agron Duka nuk i ka pranuar këto oferta.
"Duka ka pasur oferta nga qeveria aktuale për të kaluar nga opozita në qeveri dhe kjo tregon kredibilitetin e tij publik. Ideja ka të bëjë se duhet të bëhet me patjetër rrotacioni. Vetëm një koalicion i fortë mund ta lehtësojnë rrotacionin në vend. Nuk janë njerëzit që e pengojnë rrotacionin, por partitë e vogla që krijojnë koalicionet të cilat ushqehen nga grindjet dhe nuk ushqejnë koalicionet e mëdha", tha Malaj.
Kujtojmë se vetë Duka, në një intervistë televizive, nuk e përjashtoi një koalicion me Partinë Socialiste, nëse kësaj partie do t'i nevojiten deputetë nga Partia Agrare Ambientaliste.