AKTUALITET, 12 Mars 2020, 20:37

Makron i flet kombit/ Franca mbyll shkollat, por jo kufijtë

Makron i flet kombit/ Franca mbyll shkollat, por jo kufijtë

I lajmëruar që në mengjes presidenti francez i është drejtuar sot kombit të tij për të paralajmëruar mbylljen e të gjithë ciklit shkollor që nga e hëna. Ai ka thënë se për momentin nuk parashikohet një mbyllje kufijsh dhe që nëse kjo ndodh vendimi duhet marë në shkallë të BE dhe jo nga vende të vetme.’

Shtimi i masave të luftës kundër Covid -19, te cilen presidenti e cilesoi si kriza me e madhe e ketij shekulli qe eshte ende ne fillimet e saj, bëhet në një kohë kur sipas shkenctarëve, mjekëve dhe virologëve, parashikohet se Franca do kalojë me nëntë ditë vonesë atë që ka kaluar më parë Italia.

Shefi i republikës franceze ka refuzuar gjithashtu zërat për anullimin e zgjedhjeve lokale që do të mbahen të dielën e ardhshme.