SPORT, 22 Qershor 2019, 20:02

Majlinda Kelmendi fiton medaljen e artë në Lojërat Europiane në Minsk



Xhudistja Majlinda Kelmendi ka shënaur një tjetër sukses të madh në karrierën e saj. Klemendi ka arritur që të fitojë medaljen e artë në Lojërat Evropiane që po zhvillohen në Minsk të Bjellorusisë.

Xhudistja nga Peja mposhti në finale kampionen e deritashme të Europës, rusen, Natalia Kuziutina. Është kjo medalja e parë e artë në histori të Kosovës në dy pjesëmarrjet në Lojërat Evropiane, ndërsa për Majlindën është titulli i katërt i kampiones së Evropës.

Garat e xhudos në Minsk shërbejnë edhe si Kampionate Evropiane me Kelmendin që garoi në kategorinë deri në 52 kilogramë.