SPORT, 19 Qershor 2019, 18:46

Historia skandaloze e yllit të Chelsea-s! E shfrytëzuan dhe e mashtruan me 20 euro: Nuk dija asgjë

Historia skandaloze e yllit të Chelsea-s! E shfrytëzuan dhe e



Lojtari italian, Jorginho ka zbuluar se ishte gati të braktiste futbollin pasi u shfrytëzua financiarisht nga agjenti i tij. Lojtari italian ishte rekrutuesi kryesor në mandatin e shkurtër të Chelsea me Maurizio Sarri.

Lojtari italian ishte rekrutuesi kryesor në mandatin e shkurtër të Chelsea me Maurizio Sarri. Mesfushori i Chelsea Jorginho ka zbuluar se ai pothuajse e braktisi futbollin në fillimet e tij pasi zbuloi se po mashtrohej padrejtësisht.

Ai ka rrëfyer se jetonte vetëm me 20 euro në javë pasi një agjent i tij, po mbante përqindje nga paga e futbollistit.

27-vjeçari ka rrëfyer historinë e jetës së tij, kur u tranferua nga Brazili për në Itali.

“Sepse Verona nuk ishte në Serie A në atë kohë, ata nuk kishin një skuadër të rinisë kështu që luaja në një ekip të të rinjve vendas të quajtur Berretti,”- shpjegoi Jorginho, për lëvizjen e tij nga Brazili në Evropë vetëm 15 vjeç, në një intervistë në faqen zyrtare të Chelsea.

“Kam luajtur në Seria C1/C2 për dy vite me radhë. Kam luajtur më shumë për Berrettin dhe kur isha atje një portier brazilian më pyeti se si jetoja. Unë I thashë se marr vetëm 20 euro në javë. Ai më bëri të kuptoj se diçka nuk shkonte. Bëri disa shikime të çuditshme dhe u kuptua se agjenti im më merrte para dhe unë nuk dija asgjë,”- ka rrëfyer ylli i Chelseas për episodin e mashtrimit që i kishte ndodhur në fillimet e tij.