LIFESTYLE, 4 Maj 2024, 20:24

U pagëzua me emrin Ana para dasmës, Iva Tiço zbulon arsyen e vendimit

U pagëzua me emrin Ana para dasmës, Iva Tiço zbulon arsyen e

Vetëm pak ditë përpara dasmës, Iva Tiço vendosi të pagëzohej. Në këtë ritual të shenjtë ajo mori edhe emrin Ana.

Gjatë intervistës për “Jo Vetëm Modë” në Tv Klan, gazetarja shpjegon arsyen e këtij vendimi.

“Me gjyshër jemi familje me origjinë ortodokse me disa rite që nuk janë të sakta, mund të jenë të rimarra për shkak të asaj ndërprerjes shumë të gjatë ku të gjithë i ndërprenë dhe më vjen mirë që e zgjodha në një moshë shumë të pjekur, me mbështetjen dhe me qëndrimin afër të Enkel Demit, mikut tim, i cili është edhe kumbari im në këtë rast”, tha Iva.