LIFESTYLE, 3 Maj 2024, 22:10

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes

Aktori i njohur shqiptar, Bes Kallaku, ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të reagojë ndaj zërave të përhapur së fundmi në media, të cilët sugjerojnë se divorci mes tij dhe bashkëshortes Xhensila Myrtezaj është një trillim.

Sipas këtyre spekulimeve, çifti i njohur ka inskenuar një ndarje për të shmangur hetimin e pasurisë së tyre.

Bes Kallaku i është përgjigjur këtyre akuzave për herë të parë gjatë një interviste në një emision televiziv.

Ai e ka quajtur situatën “haluçinacione” dhe ka shtuar se aludimet e tilla marrin jetë në media për arsye sensacionaliste dhe për të rritur klikimet.

“Vetëm për klikime dhe sukses, media i jep përparësi disa kuadrove dhe disa avokatëve apo disa figurave dhe personazheve që flenë me haluçinacione dhe flasin e baltosin emrin e një personi që ka 20 vite karrierë. Unë e marr problemin tim dhe e çoj në qiell, ia çoj Zotit. Është ai që vendos për gjithçka kur ti je në të drejtë tënde. Nuk kam pse merrem me gjarpërinj në tokë”, u shpreh Bes Kallaku.

“Djali është 6 muajsh, është i vogël. Por dashuria e babait për vajzën, dhe dashuria e vajzës për babanë… Ajka është lule e bukur e gjakut tim. Deri tani, sa të rritet dhe pak djali, Ajka është dashuria ime më e madhe. Ajka është gjithçka e imja. Është shumë xheloze për Amenin. Me Ajkën jam shumë i lidhur. Për shkak të impenjimeve, kohën e lirë që kam mundohem t’i përkushtohem Ajkës, të shkoj të marr fëmijët dhe të rri me fëmijët”, deklaroi ai.

Bes Kallaku konfirmoi ndarjen gjatë qëndrimit në Ferma Vip.