TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Brenda shtëpisë së "BBV", këngëtari Luiz Ejlli i hapi zemrën moderatores Kiara Tito dhe i tregoi se ai vuan nga një sëmundje e rrallë. Ai tha se në të gjithë botën janë vetëm 11 klinika ku mund të kurohet kjo sëmundje dhe se në gusht pritet që të shtrohet në një spital në Bergamo. Kjo është edhe arsyeja që tha këngëtari vendosi që të futej në Big Brother Vip, pra çmimi i madh, pasi kurimi është i kushtueshëm.
Mjaftoi ky rrëfim i Luzit që të ngrinte më “këmbë” të gjithë rrjetin. Disa shprehën keqardhje dhe i uruan shërim të shpejtë këngëtarit, ndërsa disa të tjerë e panë këtë rrëfim të Luizit si një strategji për lojën. Por një koment i një ndjekësi i cili shkruante se është komshiu i këngëtarit në qytetin e Shkodrës, tregon se edhe mund të jetë e vërtetë.
Në një nga postimet e “Big Brother Vip”, ai ka komentuar duke thënë se lajmi i cili po qarkullon është i vërtetë duke zbuluar se i ati i këngëtarit ka humbur jetën nga e njëjta sëmundje. Gjithashtu më tej komentuesi bën me dije se edhe halla e Luizit vuan po nga e njëjta sëmundje.
“Është i vërtetë lajmi e ka kaluar e i është shfaqur prapë. Unë e kam komshi në qytetin e Shkodrës. Babai i ka vdekur shumë i ri prej sëmundjes, konfirmoj që edhe halla e vet është shumë e sëmurë”, shkruan ai.
Por mbrëmë, pas rrëfimit të tij para moderatores Kiara Tito se vuante nga sëmundja e rrallë, në dhomën e rrëfimit erdhi deklarata tjetër se ai rrëfim ishte për një shok dhe jo për të, deklaratë e cila solli tronditje jo vetëm te banorët, por edhe te teleshikuesit. Menjëherë në mes të spektaklit këngëtari u dërgua drejt spitalit për të bërë analizat e nevojshme për të kuptuar se çfarë kishte dhe për të qetësuar banorët, familjarët dhe teleshikuesit. Sipas analizave, Luizi gëzon shëndet të plotë. E vetmja gjë që i duhet, është një një kurë me antibiotikë.
Në bazë të deklaratave të fundit duket si një gënjeshtër, por sërish sjellja e Luizit dhe fjalitë "nuk dua vëmendje në këtë mënyrë, nuk dua mëshirë", kanë krijuar konfuzitet.
Banorët e tjerë janë revoltuar duke e quajtur të turpshme sjelljen e tij dhe të pa justifikueshme.
Pas përfundimit të spektaklit, Kiara dhe Luizi biseduan veçmas ku i kërkoi që të largohej nga ajo pasi nuk dëshironte më të kishte të bënte fare me këngëtarin.
“E nis me gjënë e parë që po ta them në besoj që ka një gjë, nuk e di se çfarë është, por ka një gjë që se ke thënë ashtu si duhet. Ajo gjë që më ke bërë si ma ke thënë është shumë e rëndë. Jam përpjekur mos ta flas me njeri, me veten që mos dilte me asnjë, dhe është një gënjeshtër e pafalshme. Unë po ta them, ka diçka nuk e di se çfarë është, por ti me kë gënjyer dhe bravo të qoftë dhe ta jap dorën. Dhe nëse thashë që çfarë gjë të ndodhë me këtë djalin uën do të jem deri në fund. Unë kam një familje nga jashtë dhe ata nuk ndihen mirë që të më shohin mua duke qarë që kështu unë kam shumë arsye për të qenë e ngarkuar dhe kam shumë të drejtë. Të lutem nga ky moment nuk dua të kem të bëj fare me ty. Kam gjithë këto vite që përpiqem të ndërtoj këtë imazh dhe del një çun si ty e ta hedhë poshtë, por jo“-i tha Kiara Luizit.
Mirëpo, pavarësisht përgjigjes së analizave të marra nga spitali ndjekësit në rrjetet sociale vijojnë të ngrejnë pikëpyetje lidhur me sëmundjen e këngëtarit. Sipas tyre ky është një skenar dhe se Luizi është detyruar që të gënjejë.