LIFESTYLE, 10 Janar 2023, 08:56

Emrat që po përfliten se do t’i shtohen sonte shtëpisë së Big Brother!

Emrat që po përfliten se do t’i shtohen sonte shtëpisë

E marta e 10 janarit mund të ndryshojë rrjedhën e lojës në “Big Brother Vip” pasi produksioni duket se ka vendosur që këtë javë të shtojë disa banorë të rinj.

Kryefjala shkruan se bëhet fjalë për Robert Berishën, Keisi Medinin, Valbona Memën madje një nga emrat që është kontaktuar për të riprovuar përsëri eksperiencën në Big Brother ka qenë dhe Bjordi Mezini.

Kujtojmë që emri i vajzës së Sabianit, Keisi Medinit, po qarkullon prej kohësh në rrjet, si një nga banoret e mundshme të “Big Brother Vip”.