TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Avokati Spartak Ngjela nuk i kursen lëvdatat publike për femrat e bukura. Së fundmi, ai ka bërë një koment tek një foto e modeles Rike Roçi, që jeton në Itali, të cilës i shkruan në një foto:
“O krijim artistiko aktorial i një bukurie femërore që të inspiron”.
Pak kohë më parë një kompliment i avokatit për moderatoren Bora Zemani bëri xhiro në rrjet.
“Bora, më lejoni t’ju komplimentoj për performancën tuaj me klas artistik… që është një harmoni e plotë midis intelektit të lartë, elokuencës së zgjedhur dhe bukurisë fizike. Sukses të përsëritur të kesh gjithmonë…”, i shkroi avokati.
Kur u përballën në një studio televizive, Bora tha se ka qenë një ndër komplimentet më të bukura që ka marrë ndonjëherë.
“Për komentin e avokatit unë në fakt nuk e dija vetë, e kam marrë vesh nga portalet. Kjo pasi ju e keni bërë atë koment në një adresë në Facebook që nuk është e imja. Megjithatë avokatin e kam bërë follow në Instagram. Është një ndër komplimentet më të bukura që mua më kanë bërë ndonjëherë. Shumë faleminderit”, i tha moderatorja Ngjelës, që iu përgjigj:
“Ku e dija unë… Komplimenti zotëri është krijim, ju mendoni se është stisje për t’i prishur mendjen dikujt. Është krijim që të jep efekt një grua ose vajzë. Nuk është personal. Ma dha efektin, më pëlqeu dhe e shkrova”.
Avokat Ngjela nga ana tjetër është i njohur edhe për deklaratat bombastike për aktorët politikë shqiptarë si dhe për diplomatët e huaj, veçanërisht ata të SHBA-ve, për të cilët thotë se ka besim të verbër.