TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Osteoartriti, sëmundja që prek të gjitha artikulacionet dhe mund të çojë deri në invaliditet, ka prekur 528 milionë njerëz në mbarë botën.
Një raport i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, bën me dije, se në 30 vite kjo sëmundje e nyjeve, është rritur me 113%. Osteoartriti është një gjendje degjenerative e kyçeve e cila shkakton dhimbje, ënjtje dhe ngurtësi, duke ndikuar në aftësinë e një personi për të lëvizur lirshëm. Ajo konsiderohet një sëmundje e paevitueshme me rritjen e moshës. Sipas të dhënave globale, rreth 73% e njerëzve që jetojnë me osteoartrit janë mbi 55 vjeç.
Sëmundja është më e shprehur tek femrat të cilat përbëjnë 60% të totalit. Veç plakjes, ekspertët vlerësojnë se osteoartriti haset dhe tek moshat e reja. Disa faktorë që rrisin riskun për osteoartritit janë lëndimet, si fraktura, tendosje, stres i përsëritur në sport ose në punë, sëmundjet para-ekzistuese të kyçeve, sëmundje specifike metabolike, si diabeti apo obeziteti. Parashikimet janë se me plakjen e popullsisë dhe rritjen e shkallës së obezitetit dhe lëndimeve, prevalenca e osteoartritit pritet të vazhdojë të rritet globalisht.