TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas konfliktit mes të konkurrentëve të Big Brother VIP Kosova, Blerando-Meti, për këtë të fundit në shtëpi ka arritur një zarf i zi.
Zarfin e ka lexuar Santiana, ndërsa brenda tij u shpall vendimi i “Vëllait të Madh” për ta përjashtuar Metin në mënyrë automatike nga gara për çmimin e madh.
“Banorë! Vëllai i Madh ka ndjekur me shqetësim të madh provokimet e vazhdueshme të Metit kundrejt Blerandos pas spektaklit të së hënës. Sipas rregullave të lojës, gjuha kërcënuese, cënimi fizik dhe nxitja për dhunë janë rreptësisht të ndaluara”, shkruhej në zarf.
“Duke pasur parasysh faktin që përkundër paralajmërimeve edhe përmes zarfit të zi nuk ka pasur reflektim, pas verifikimit të pamjeve nga vendi ku ka ndodhur ngjarja e sotme, Vëllai i Madh ka marrë një vendim. Meti përjashtohet automatikisht nga gara dhe lë shtëpinë në këtë moment”, përfundon mesazhi në zarf.
Meti është banori i tretë që eliminohet nga BBVK2, pas Ledit dhe Brikendës.