TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë bërë prindër për herë të dytë. Dyshja e njohur kanë mirëpritur sot një djalë dhe lajmin e kanë dhënë pak më parë në rrjetet sociale me një foto të dorës së bebushit.
Fëmija ka ardhur në jetë në orën 11:11 të paradites, në datën 11 nëntor dhe Xhensila dhe Besi kanë vendosur ta quajnë Amen.
Përkrah fotos, Xhensila ka shkruar:
11/11 11:11 Am AMEN
Çfarë rrugëtimi kemi pasur të dy së bashku në 9 muaj, biri im… Vetëm ne të dy në çdo vështirësi brenda 1 trupi. Ti i tregove mamit forcën tënde, e unë mora forcë vetëm nga ti. Që tani e shikoj madhështinë tënde, biri im. Misioni më i bukur i jetës sime është lumturia jote dhe e motrës tënde. Lutja ime për Ajkën dhe ty është t’i keni duart e bashkuara gjithë jetën, të frymëzoni zemrat e njerëzve si motra dhe vëllai më i mirë për njëri-tjetrin.
Të rritesh i fortë në shpirt, biri im, paç vullnetin për të bërë gjithçka në rrugën e Zotit.
Amen… @bes_kallaku
Me të njëjtën foto, edhe Besi ka ndarë ndjesitë e para, duke shkruar:
Ashtu si mbyllet fundi i çdo lutjeje me Amen, ashtu u mbyllën dhe ditët e pritjes tënde, Amen!!! Ashtu qoftë, është kuptimi i fjalës Amen, në dakordësi me Zotin për ty, ashtu qoftë! Për çdo Haleluja ka një Amen, për ty Amen ka një Haleluja! #amen #lavdiZotit @xhensilamyrtezaj