TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Koncerti i këngëtarit të mirënjohur Wiz Khalifa mbajtur në Indianapolis u shoqërua me panik, pasi u raportua për të shtëna me armë.
Sipas dëshmitarëve që ndodheshin në koncert, thuhet se në reshtin e parë të publikut, pati një “përleshje trup më trup” mes fansave të tij, si dhe se pati edhe të shtëna me armë.
Sipas “New York Post” thuhet se të pranishmit kanë nisur të vrapojnë drejt daljeve të stadiumit, për pasojë disa kanë shkelur me këmbë njëri-tjetrin.
Në publik ndodheshin rreth 25,000 persona, ndërsa tre prej tyre kanë përfunduar në spital me lëndime.
Ky është koncerti i dytë madhor që përfundon në këtë mënyrë.
Vitin e kaluar pothuajse e njëjta gjë ndodhi në festivalin Astroworld, gjatë performancës së Travis Scott. Rezultati ishte dhjetëra të vdekur dhe 5000 të plagosur.