LIFESTYLE, 23 Gusht 2022, 15:20

Zbulohet moderatorja që do të prezantojë "Wake Up"

Zbulohet moderatorja që do të prezantojë "Wake Up"

Zbulohet moderatorja, e cila do të prezantojë së bashku me Blendi Salaj, "Wake Up", në Top Channel.

Përmes faqes zyrtare në rrjetin social, Instagram është konfirmuar se, këngëtarja Enxhi Nasufi do t'i bashkohet emisonit të mëngjesit. Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë këngëtarja në një video.

“Radio është një eksperiencë totalisht e re për mua.Por e kam pëlqyer gjithmonë pafund si cdo gjë e re dhe mundësi e re në jetën time vjen e shoqëruar me entuziasëm,kuriozitet , mirënjohje por dhe me dëshirën e madhe për të mësuar pafund dhe për të dhënë maksimumin tim. Kështu që mezi po pres datën 5 shtator sepse nga e hëna në të premten do të zgjohemi së bashku, do të dëgjohemi së bashku në Top Albania Radio dhe do të shihemi në Top Channel”, u shpreh Nasufi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Enxhi Nasufi (@enxhinasufi)