Reperi italian, Fedez interpretoi mbrëmë në natën e parë të festivalit “Sunny Hill”.
Festivali do të vazhdojë gjatë fundjavës, te parku i Liqeni Artificial, me të tjerë artistë të huaj dhe shqiptarë. Para se të performonte në skenë, Fedez ka dhënë dhe një mesazh për shqiptarët.
Ai ka publikuar një video me artistin tjetër italian, Tananai, i cili gjithashtu interpretoi mbrëmë, teksa thonë: “O vëlla jemi shok”, ndërsa kanë bërë dhe shqiponjën me duar. Reperi dhuroi spektakël duke interpretuar disa nga hiteve të tij përpara adhuruesve të muzikës që ishin në festival.