TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nëna e Rita Orës, Vera, ka qenë në Prishtinë ku ka realizuar një takim me presidenten e Republikëss së Kosovës, Vjosa Osmani. Ato janë takuar në zyrën presidenciale, ku ndër të tjera kanë diskutuar për tema që prekin shëndetin mendor.
Nuk ka munguar një reagim nga Rita e cila ka ndarë një foto të tyre në Instagram duke shkruar: “Dy nga inspirimet e mia në një dhomë!”
Nëna e yllit ndërkombëtar, e cila është edhe psikiatre, publikoi dje në InstaStory disa fotografi nga takimi. “E nderuar të takohem dhe të diskutoj me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani”, ka shkruar Vera në mbishkrimin e postimit të saj.
Gjithashtu, ajo ka rishpërndarë edhe një tjetër foto të publikuar nga këshilltarja e presidentes, ku ndër të tjerash Ora shkroi: “Ne duam, shpërndajmë dhe ndërtojmë eksperienca të reja me Presidenten e Kosovës”.
Vlen të theksojmë se Rita është e shpallur Ambasadore Nderi e Kosovës në vitin 2015, në atë kohë nga ish-Presidentja e atëhereshme, Atifete Jahjaga.
Ajo do mbajë një koncert në Shqipëri në 6 shtator. Koncerti i këngëtares së famshme shqiptare, është parashikuar të mbahet në sheshin “Skënderbej”, në kuadër të ‘Tirana European Youth Capital 2022’. Lidhur me këtë koncert Rita ka folur para 16 milionë ndjekësve të saj në Instagram ku ka publikuar disa video.
Ajo shprehet shumë e emocionuar dhe me surpriza për shqiptarët në koncertin që do jetë pa bileta.