LIFESTYLE, 18 Shtator 2023, 19:26

“Një garë pa ty”, Rita Petro për bashkëshortin e ndjerë: Ta kujtoj fytyrën sa herë hapje sytë nën ujë…

“Një garë pa ty”, Rita Petro për bashkëshortin e

Shkrimtarja e njohur Rita Petro ka qenë e ftuar sot në “Rudina” në Tv Klan. Teksa rrëfeu më shumë mbi pushimet e saj këtë verë dhe librat që ka shkruar, ajo kujtoi me nostalgji bashkëshortin e ndjerë me të cilën siç thotë ajo ka kaluar ditë të jashtëzakonshme.

Rita, pavarësisht se ai nuk ndodhet më pranë saj fizikisht, e mban gjithnjë në mendje. Për dashurinë, ajo ka shkruar shumë rreshta, disa prej të cilëve u lexuan dhe në studio.

Rita Petro: Gjithmonë kujtoj me nostalgji pushimet që kam bërë me bashkëshortin tim, sepse ato na zgjasnin shumë, se duke qenë se ne punonim bashkë, i merrnim pushimet e gjata dhe dy tre orë punonim bashkë online. Por, përveç bregdetit në jug, kishim vendin  e preferuar në Kroaci, sepse ai ishte rritur atje dhe kalonim ditë të jashtëzakonshme, mua ato me thënë të drejtën më mungojnë jashtë mase!

-Në fakt në një video duke notuar, ti ke bërë një dedikim të bukur dhe ke përshkruar pikërisht këtë mallin, teksa noton e ndjen mungesën.

Rita Petro: Unë atë kam shkruar “Gara pa ty” sepse kjo është jeta ime, një garë sot për sot pa ty. Ne kishim një harmoni që ndonjëherë të duket se si mund të rrijë partneri pa u shoqëruar me miq ose pa fëmijët, gjithmonë e kemi atë se do mërzitemi. Jo, nëse do gjejmë gjëra të përbashkëta dhe pushimet për mendimin tim janë momentet më të mira, që duhet ta bashkojnë më shumë çiftin.

Ata të zbulojnë gjëra që e përditshmja nuk të lejon. Ne e kishim këtë gjë që përveç punës, kishim harmoni, “hajde tani, do ecim gjatë bashkë, do notojmë gjatë, do bëjmë këto gjëra sëbashku, nuk do hamë mëngjes, por do hamë drekë”, harmoni perfekte.

-Në fakt e ke përshkruar aq bukur…

Rita Petro: Ai hidhej shumë mirë nga shkëmbi, por unë kam pasur një cilësi që unë e ndiqja…

-A mund ta lexoj?

Rita Petro: Po!

–Më mungon gara me ty, të kujtoj sa herë e nxjerr kokën në sipërfaqe për të marrë frymë.

Të kujtoj sa herë përplas krahun fort në ujë për të ecur para, të kujtoj sa herë më duhet të sinkronizoj lëvizjet e këmbëve me krahët e mi, dhe jo më me të tutë

Të kujtoj sa herë ndihem e pasigurt larg bregut, ta kujtoj fytyrën sa herë hapje sytë nën ujë dhe të gjeja aty duke më buzëqeshur e nxjerrë flluska

Të kujtoj sa herë më duhet të kthehem te shkëmbi nga hidheshe ti aq bukur e t’ja nis nga e para, por pa ty

Kjo është jeta ime sot pa ty, me kujtime

Rita Petro: E paskam shkruar bukur! Se kur e shkruan nuk e ndjen gjithmonë atë, por kur e dëgjon dhe kaq bukur sa e lexove ti. Unë futem tek njerëzit që eci para dhe gëzoj gjithçka kam rreth e rrotull dhe njerëzit e mi të dashur, dhe e mbush ditën shumë bukur. Për të gëzuar jetën më tepër është prirje, çdo njeri ka halle e probleme po sa ke vullnetin për ta marrë ditën në mënyrë pozitive.