TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korresi do të “heqë” kostumin e zyrtarit për t’u bërë pjesë e sfidës së kërcimit “Dancing With The Stars”.
Ligjvënësi demokrat do të kërcejë në DWTS krah balerinës, Livia gjatë kësaj eksperience.
Sfida e kërcimit do të nisë së shpejti dhe partnerja e deputetit demokrat në skenë punon në teatër si balerinë e parë.
Duket se Korreshi është gati të provojë një eksperiencë të re në ekranin televiziv shqiptar.
Emisioni që do të drejtohet nga Bora Zemani pritet të nisë muajin e ardhshëm dhe disa nga emrat që janë përfolur deri tani për t’u bërë pjesë e tij janë Sarah Berisha, Sara Karaj, Efi Dhedhes, Enxhi Nasufi si dhe Eni Shehu.
Vitin e kaluar fituese e spekaklit të kërcimit u shpall Sara Hoxha e cila shoqërohej nga balerini Luixhino Hala.