LIFESTYLE, 27 Tetor 2023, 19:53

Fitime marramendëse, Taylor Swift është zyrtarisht miliardere

Fitime marramendëse, Taylor Swift është zyrtarisht miliardere

Taylor Swift është zyrtarisht një miliaradere. Sipas një analize të “Bloomberg”, media që drejton Indeksin e Miliarderëve, vlera totale neto e Swift tani është në 1.1 miliardë dollarë, falë turneut “The Eras Tour”.

“Bloomberg” tha se Swift është një nga të paktat artiste që ka arritur këtë status bazuar vetëm në muzikën dhe performancën e saj.

Chris Leyden, drejtor i marketingut në “SeatGeek”, tha për CNN se “turneu i Taylor Swift ‘Eras’ po rishkruan ekonominë në fushën e argëtimit”.

“Ajo nuk është thjesht një interpretuese – është një fenomen ekonomik”,- tha Leyden.

Swift ka dominuar jo vetëm arenat me përmasa të tilla si “Super Bowl”, por edhe kinematë lokale. Në fundjavën e premierës, filmi i këngëtares pop “Taylor Swift: The Eras Tour”, futi rreth 96 milionë dollarë në arkat e Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, duke e bërë atë filmin me fitimet më të mëdha brenda vendit.Turneu “The Eras Tour” mund të fitojë 2.2 miliardë dollarë vetëm nga shitjet e biletave në Amerikën e Veriut, sipas të dhënave të anketës së gushtit nga kompania “QuestionPro”, për CNN. Ky total përfaqëson shitjet kryesore të biletave për SHBA-të dhe e bën turneun me fitimet më të larta ndonjëherë.

Këngëtarja u shndërrua në një fenomen kulturor, duke shtuar ndikimin e saj ekonomik. Në qytetet ku performoi Swift, numri i udhëtarëve në tranzit publik u rrit dhe numri i hoteleve gjithashtu.

Santa Clara, qyteti i njohur i teknologjisë në ndodhet në Kaliforninë Veriore, u bë për pak kohë “Swiftie Clara”. Në Seattle, kërcimi i Swifties shkaktoi një aktivitet sizmik, i cili, sipas një sizmologu, ishte i barabartë me një tërmet me magnitudë 2.3 ballë.