LIFESTYLE, 17 Gusht 2022, 14:53

Prindër për herë të parë, Einxhel dhe Dj Dagz zbulojnë detaje të reja

Prindër për herë të parë, Einxhel dhe Dj Dagz

Pas disa aludimesh, Einxhel dhe Dagz konfirmuan lajmin se do të bëheshin prindër për herë të parë.

Çifti, i cili u njoh dhe nisi romancën në “Big Brother Vip”, gjatë një interviste për “Pushime On Top” zbuluan më shumë detaje.

“Unë me llogaritë e mia e di se kur ndodhi, por le të mbetet private kjo gjë. Gjithë kohës kemi qenë bashkë, nëse ka një person që e kam ndarë më së shumti këtë gjendje është Dagz. I kam thënë që dyshoj që “jemi” shtatzënë.”, tregoi Einxhel.

Ajo shtoi: "Është shumë interesante se ne jemi të dy njerëz sportivë. I marrim gjërat me sportivitet. Kur isha në Kosovë nuk isha mirë nga ana shëndetësore dhe motrës së Dagzit i thashë: Më duket se po të bëj hallë. Testin e bëra shumë vonë. Njerëzve të afërt ua kemi thënë. Ka qenë shumë e çuditshme kur fansat na shkruanin kur do bëni fëmijë dhe unë e shihja shumë të pamundur dhe i thoja Dagzit “ca thonë këta”. Megjithatë që në në BBV ne e kemi folur si gjë dhe Dagz më ka thënë që brenda shtëpisë se do të bënte tatuazh kur ta bëja baba.”

Përsa i përket gjinisë së bebushit, dyshja tha se do ta zbulojnë përmes një feste me familjarët dhe miqtë e ngushtë.