LIFESTYLE, 25 Prill 2022, 09:41

“A do ta falje tradhtinë?”, moderatorja shqiptare i përgjigjet ndjekësit: Nuk e përtyp dot zhvlerësimin

“A do ta falje tradhtinë?”, moderatorja shqiptare i
Fjoralba Ponari

Fjoralba Ponari është treguar tepër private për marrëdhënien me partnerin e saj, i cili nuk është një person publik. Por a do ta falte ajo tradhtinë? E pyetur në lidhje me këtë, moderatorja ka treguar qëndrimin e saj. Ajo është shprehur se do ta falte por nuk do të vazhdonte më lidhjen me të.

“Për ta falur do ta falja, aq më tepër nëse në mes do të kishte fëmijë, por nuk do të mundesha kurrë të vazhdoja me të. Kjo sepse unë kam punuar shumë me veten. Ta dua, ta respektoj, ta vlerësoj njeriun që jam sot dhe nuk do mundesha të përtypja një zhvlerësim/ cënim të asaj që jam e përfaqësoj si njeri, aq më tepër nga ai me të cilin unë kam zgjedhur të ndaj ëndrrat e projektimet e së ardhmes sime.

“A do ta falje tradhtinë?”, moderatorja shqiptare i

Joshja e tundimi, na rrotullohet të gjithëve, pa dallim gjinore, ama në logjikën time tradhtia është proces që ti ja lejon vetes të ndodhë”, është shprehur moderatorja. Kujtojmë që Fjoralba po kalon një periudhë të vështirë pasi humbi të ëmën