LIFESTYLE, 20 Prill 2022, 22:49

“Lexo ca libra kur të kesh kohë”/ Ejona Rusi sqaron deklaratën që ndezi rrjetin: Nuk i thashë lëre tik-tokun, i çova mesazh…

“Lexo ca libra kur të kesh kohë”/ Ejona Rusi sqaron

Moderatoja Eriona Rusi ka sqaruar deklaratën e saj ndaj një të ftuare, të cilës i tha “kur të kësh kohë lexo ca libra”, e cila shkaktoi një sërë reagimesh në rrjet.

E ftuar mbrëmjen e sotme në “Goca dhe Gra” në Top Channel, moderatorja tha se fjala e saj është nxjerrë nga konteksti, pasi atë këshillë e ka për të gjithë të rinjtë, madje edhe për vajzën e saj.

Ajo tregoi se pas emisionit, i kishte kërkuar ndjesë vajzës së ftuar, e cila ishte e apasionuar pas videove në Tik-Tok.

Eriona RusiThashë një fjalë që ja them gocës time, është temë e çdo dite. Unë nuk jam intelektuale, por libri të gdhend dhe skalit shpirtin. Unë nuk it hash në asnjë moment asaj vajze lerë tik tokun. Shyqyr që e thashë që të hapet një debat i madh pse ky brez po zhduk librin. A nuk janë të frikshme shifrat e leximit të librave. Unë nuk i thash turp të vijë, i thash kur të kesh kohë lexo dhe ca libra. Ata që lexojnë libra kanë benefite në tru. Unë përpiqem shumë të lexoj. Unë përpiqem të lexoj çdo natë. Më bën përshtypje pse reagoi aq keq mrapa. Është 20 vjeçe. Unë të njëjtën këshillë ja jap të rinjve. Pak javë më parë ndërroi jetë vjehrri im, kur ishte në spital, merrja dy libra me vete i lexoja një libër gjyshit kur ishte zgjuar sepse ka lexuar shumë dhe në orët që flinte lexoja librin tim. Ishte një djal i lirë te kioska që rrinte në telefon dhe e këshillova të lexonte libër dhe më falenderoi por kjo u vajza u vu në siklet.

Unë menjëherë pas emisionit i çova mesazh dhe it hash më vjen keq nëse je mërziur, ishte thjesht një gje spontante, gjithë të mirat. Ajo është fryrë nga reagimet që më kanë thënë mua.  Libri të ndryshon jetën. Unë nuk i thash asaj lër tik-tokun.