LIFESTYLE, 23 Prill 2022, 16:35

“Gjërat po shkojnë në vendin e tyre”/ Donaldi mesazh hapur për Bora Zemanin, vjen reagimi i Beatrix Ramosajt

“Gjërat po shkojnë në vendin e tyre”/ Donaldi mesazh

Këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj ende përflitet në mediat rozë. Lidhja brenda shtëpisë së "Big Brother Vip" me aktorin e humorit, Donald Veshaj, duket se e ktheu atë në qëndër të vëmendjes. Pas mbarimit të formatit, mori fund edhe marrëdhënia mes tyre.

Ramosaj është mjaft aktive në rrjetet sociale duke postuar foto apo video që shpeshherë aludohen se janë dedikime për ish-të dashurin e saj, Donaldin. Së fundmi, këngëtarja nga Kosova ka bërë një postim në llogarinë e saj personale në Instgram teksa shkruan se ‘’është ndjesia më e mirë kur shikons e gjërat më në fund po shkojnë në vendin e tyre’’.

Beatrixi nuk ka dhënë më shumë detaje për çfarë e ka fjalën, por padyshim që edhe kjo është aluduar në rrjet si një deklaratë ndaj aktorit të humorit. Dy javë më parë Ramosaj publikoi këngën e saj të re, e cila është konsideruar se i dedikohet historisë së saj me aktorin Donald Veshaj, madje nga ndjekësit është konsideruar si një kundërpërgjigje ndaj tij.

Kënga e saj në bashkëpunim me Dj Geek, titullohet “Ma shumë se ti”.

Por teksti i këngës duket se ka të bëjë edhe me romancën e saj brenda BBV me aktorin Donald Veshaj, e cila zgjati vetëm pak orë pas përfundimit të formatit.

“S’e kam menduar që je kaq idiot, lotët e mia nuk i meriton”– thotë Beatrix gjatë këngës.

Ndër të tjera ajo shpreh përmes këngës se “ai e ka përdorur” ndërsa “ajo e ka dashur.” Megjithatë, Beatrix thotë se dikur do të gjejë dikë “që e do, dhe e respekton më shumë se ai.”

“Gjërat po shkojnë në vendin e tyre”/ Donaldi mesazh

Menjëherë pas publikimit, kënga ka marrë mjaft komente, ku pjesa më e madhe e tyre përmendin emrin e aktorit të humorit.

Rikujtojmë se aktori ka qenë në një koncert në Gjakovë me Romeo Veshajn dhe Elgit Dodën ku mes të tjerash ka kënduar edhe këngën “Ku je” të Elgitit. Kjo këngë është pjesë e triologjisë së dy çunave që janë shkruar nga Donaldi.

“Gjërat po shkojnë në vendin e tyre”/ Donaldi mesazh

Në videot e publikuara në rrjetet sociale Donaldi pyet të pranishmit se për kë është kënga dhe të gjithë njëzëri thonë: “Bora” teksa më pas ai i kërkon t’i bëjnë tag. Duket se aktori po tenton ‘t’ia marrë kalanë nga brenda’ prezantuese përmes fansave që duan rikthimin e tyre./Panorama Plus