TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Qeveria italiane ka vendosur të shtrijë karantinën në të gjithë territorin. Kështu vendi është shpallur i gjithi një zonë e kuqe. Askush nuk mund të udhëtojë jashtë dhe brenda vendit. Qytetarët mund të udhëtojnë vetëm për punë dhe raste të emergjencave familjare. Ata nuk mund të marrin pjesë në grumbullime dhe duhet të zbatojnë të gjithë rregullat strikte të vendosura nga qeveria.
Italia është vendi më i prekur nga Koronavirusi pas Kinës, me 463 të vdekur.
Thuajse të gjithë aktivitetet kulturore janë paralizuar. Gjithashtu ndeshjet e futbollit janë anulluar ose shtyrë.
Konsullja shqiptare në Milano, njoftoi se një grua me origjinë nga Durrësi, ka humbur jetë në Itali si pasojë e koronavirusit.
Në vendin tonë, deri në këto momente janë konfimuar dy persona të infektuar. Pacienti zero është një djalë 28 vjeçar, që ka qëndruar në Firence. Ai më pas ka infektuar dhe të atin.
Qeveria ka vendosur të mbyllë shkollat për dy javë dhe ka bërë thirrje të shmangen grumbullimet.
/TPZ.al/