AKTUALITET, 9 Mars 2020, 21:48

Drejtoresha e infektivit: Dy pacientët vajtën në spital privat fillimisht. Kushtet e dhomës janë të mira

Drejtoresha e infektivit: Dy pacientët vajtën në spital privat

Drejtoresha e Infektivit, Najda Çomo, është e ftuar në emisionin "Open" dhe po flet për personat e prekur nga koronavirusi.

Ajo ka treguar se si janë hasur rastet me COVID-19 dhe kushtet që kanë ata në karantinë.

Como: Pacienti ka shkuar për të bërë analizat në një spital privat, dhe spitali e ka adresuar për tek 127-a.

Nuk kishin asnjë lloje ankese sa i përket kushteve. Normalisht dikush që vjen nga një shtëpi komode mund të kërkojë kushte, por dhoma i ka kushtet, shtratin, oksigjenin, tualetin, dushin dhe është e përshtatshme për një pacient për të qëndruar 10-15 ditë.

Top Channel