AKTUALITET, 9 Mars 2020, 19:24

“Frikë aspak, kujdes shumë”, Rama publikon postimin e Donald Trump për koronavirusin

Pas dy rasteve me koronavirus në Shqipëri, Kryeministri Edi Rama kërkon që të bëhet më shumë kujdes dhe të kihet sa më pak frikë. Në një postim në facebook, kreu i qeverisë ka publikuar një status të Presidentit të SHBA, Donald Trump, i cili thotë se vitin e kaluar kanë humbur jetën 37 mijë amerikane nga gripi i zakonshëm.

Postimi i Edi Ramës

FRIKË ASPAK, KUJDES SHUMË!

Ky prononcim i Presidentit të Shteteve të Bashkuara nuk duhet lexuar kurrësesi si një ftesë për moskokëçarje, por thjesht si një fakt për të mos humbur qetësinë e kthjelltësinë:

“Vitin e shkuar 37.000 amerikanë humbën jetën nga gripi i zakonshëm. Mesatarja vjetore e vdekjeve nga gripi (SHBA) është mes 27.000 dhe 70.000 në vit. Asgjë nuk ndalet, jeta&ekonomia vazhdojnë. Në këtë moment janë konfirmuar 546 raste të Coronavirus dhe kanë humbur jetën 22 persona. Mendojeni pak!”