TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se kërcënimi që coronavirusi të kthehet në një pandemi “është shumë pranë”, por bota nuk është në “mëshirë të virusit”.
Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus thotë se, bashkë me rastet e reja numri i të infektuarve i ka kaluar 100 mijë persona në 100 vende të botës.
Por, pavarësisht kësaj, ai thotë se është e rëndësishme që të mos hiqet dorë nga përpjekjet për të parandaluar sëmundjen, duke shtuar se 93% e vdekjeve deri tani kanë ndodhur në vetëm katër vende.
“Kërcënimi i një pandemie është bërë shumë real”, u tha gazetarëve në Genevë. “Por, do të jetë pandemia e parë në histori që mund të kontrollohet.”
https://twitter.com/WHO/status/1237049051058561024
Deklarata e kreut të OBSH-së vjen një kohë kur, ekonomia globale ka pësuar rënie, ndërsa Arabia Saudite dhe Rusia kanë nisur luftë për çmimin e naftës. Aktualisht, çmimi i naftës ka njohur nivelin më të ulët që prej Luftës së Gjirit.
Në të gjithë botën, deri tani numërohen 109 mijë persona të infektuar, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në mbi 3 800 njerëz./euronews.al/