AKTUALITET, 25 Shkurt 2019, 10:12

LAJM I FUNDIT/ Gjendet i vdekur 68-vjeçari në Fier

LAJM I FUNDIT/ Gjendet i vdekur 68-vjeçari në Fier

Një 68-vjeçar nga qyteti i Fierit është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në banesën e tij në lagjen lagjen “Kastriot”. Shtetasi i identifikuar si Mistokli Llupi jetonte i vetëm.

Ka qenë vëllai i tij ai që ka gjetur mbrëmjen e djeshme trupin e pajetë brenda banesës.

Mësohet gjithashtu se ky shtetas kishte ndërruar jetë tre ditë më parë. Ndërkohë që shkaqet e vdekjes janë ende të paqarta.

Paraprakisht mësohet se 68-vjeçari vuante nga problemet kardiake, ndërkohë që pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të mësuar përgjigjen zyrtare për vdekjen./BW