AKTUALITET, 9 September 2026, 13:22

Hetimi/ Plagosja e dyfishtë në Laprakë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori! Dy të plagosurit “kyçin” gojën para hetuesve

Policia e Tiranës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes së dyfishtë të ndodhur mbrëmjen e së martës në zonën e Laprakës, ku mbetën të plagosur Bledar Dauti dhe Dashamir Tahiri.

Sipas gazetares Xhensila Kodra, hetuesit dyshojnë se konflikti mes tyre ka qenë i hershëm ndërsa nuk dihet nëse takimi i tyre ka qenë i rastësishëm apo kanë lenë vend takimi për tu sqaruar.

Dy  të plagosurit nuk kanë dhënë deklarime para hetuesve, dëshmia e të cilëve do të hidhte dritë mbi motivet e ngjarjes.