AKTUALITET, 13 Mars 2020, 20:41

Koronavirusi/ Mbretëria e Bashkuar shtyn zgjedhjet lokale të majit, me një vit

Koronavirusi/ Mbretëria e Bashkuar shtyn zgjedhjet lokale të majit, me

Zgjedhjet lokale në Britaninë e Madhe do të shtyhen për një vit, për të mbrojtur votuesit dhe stafin, që punojnë në qendrat e votimit nga koronavirusi.

Qeveria konservatore britanike e bëri njoftimin, pasi Laburistët u bashkuan me vëzhguesin e zgjedhjeve duke rekomanduar një shtyrje të votimit të 7 majit.

Kjo do të thotë që, mijëra këshilltarë dhe kryetarë të bashkive të zgjedhura, përfshirë kryebashkiakun Sadiq Khan të Londrës, i cili kishte bërë thirrje që, zgjedhjet më 7 maj të mbaheshin ashtu siç ishte planifikuar, do të kalojnë 12 muaj shtesë në detyrë para se të garojnë për rizgjedhje.

Zgjedhjet do të zhvilloheshin për 118 këshilla në Angli: 22 autoritete unitare, 34 bashki metropolitane dhe 62 rrethe jo metropolitane.