TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryedemokrati Lulzim Basha ka uruar 8 Dhjetorin, ditën e rinisë. Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” ishte thirrja e tyre, teksa kapërcenin barrierat policore dhe dhunën e regjimit.
Basha kërkon që në 30 vjetorin e lëvizjes së dhjetorit t’i nderojmë ata me zotimin për të bërë realitet Shqipërinë si gjithë Europa.
POSTIMI:
E duam Shqipërinë si gjithë Europa!
Kjo ishte thirrja e tyre, teksa kapërcenin barrierat policore dhe dhunën e regjimit.
E duam Shqipërinë si gjithë Europa!
30 vjet më parë, heronjtë e rinisë shqiptare ndryshuan përgjithmonë fatin e Shqipërisë.
Ata luftuan për liri, për demokraci, për të drejtat e njeriut – dhe fituan.
Në 30 vjetorin e lëvizjes së dhjetorit le t’i nderojmë ata me zotimin për të bërë realitet Shqipërinë si gjithë Europa!