AKTUALITET, 28 September 2026, 12:08

Konferenca/ McAllister: BE të njohë arritjet e vendeve që ecin përpara me reformat, të mos i jap hapësirë vendeve të treta në rajon

Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAllister, ka kërkuar që Bashkimi Evropian të njohë arritjet e vendeve kandidate që përmbushin kushtet dhe avancojnë me reformat, duke i kthyer këto rezultate në hapa konkretë drejt anëtarësimit.

Në një videomesazh drejtuar Konferencës Ndërparlamentare “Agjenda strategjike për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë”, McAllister theksoi se procesi i zgjerimit është i rëndësishëm për forcimin e sigurinë dhe stabilitetit afatgjatë të kontinentit.

Sipas tij, BE nuk duhet të lejoje hapësira në rajon që vendet e treta të zgjerojnë ndikimin e tyre negativ”. McAllister tha se përgjegjësia në procesin e integrimit është e dyanshme. Vendet kandidate duhet të vijojnë me reformat, ndërsa Bashkimi Evropian duhet të reagojë ndaj progresit të tyre.

“Në qendër të programit të BE-së është begatia, prosperiteti dhe siguria, dhe zgjerimi ndihmon në forcimin e të tria këtyre shtyllave. Ai afron ekonomitë me njëra-tjetrën, forcon demokracitë dhe ndihmon në një qëndrueshmëri afatgjatë në kontinentin tonë. Sulmi rus në Ukrainë ka theksuar rëndësinë që ka zgjerimi i BE-së. Të lësh rajonin në një pasiguri kaq të gjatë krijon mundësi që edhe palë të treta të zgjerojnë ndikimin e tyre negativ aty.

BE-ja duhet t’i çojë përpara negociatat sa herë përmbushen kushtet dhe vendet që bëjnë reformat duhet të rrisin besimin te BE-ja. BE-ja duhet të mbajë angazhimin që ka ndërmarrë. Përgjegjësia është dypalëshe: vendet duhet të ecin përpara me reformat dhe BE-ja duhet t’i njohë arritjet dhe t’i kthejë ato në hapa të mëtejshëm për anëtarësimin”, tha ai.

Duke iu referuar Shqipërisë, McAllister vlerësoi hapjen e të gjitha grupkapitujve të negociatave, duke e cilësuar këtë si rezultat të një pune të rëndësishme. Megjithatë, ai nënvizoi se procesi kërkon vijimin e reformave, veçanërisht në forcimin e pavarësisë së gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe funksionimin e institucioneve publike.

Parlamenti Evropian, tha ai, do të vijojë të mbështesë Shqipërinë dhe Malin e Zi në rrugëtimin e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Shqipëria ka hapur të gjitha grupkapitujt dhe këto arritje pasqyrojnë një punë shumë të madhe të bërë nga qeveria dhe shumë prej nesh që jemi të angazhuar për ta parë të ardhmen e Shqipërisë në BE. Kjo punë i duhet njohur Shqipërisë. Tashmë sfida që qëndron është forcimi i pavarësisë së gjyqësorit dhe arritja e rezultateve të qëndrueshme në luftën kundër korrupsionit, si dhe të sigurohemi që institucionet publike t’u shërbejnë mirë qytetarëve të vet. Ju nxis që këto reforma t’i ndiqni me po atë vendosmëri. Parlamenti Evropian do të vijojë të mbështesë Shqipërinë dhe Malin e Zi në rrugëtimin e tyre drejt anëtarësimit”, tha ai.

McAllister: Shqipëria dhe Mali i Zi kanë bërë shumë progres. Presidenti i Unionit përmendi prosperitetin, pra begatinë, sigurinë dhe demokracinë dhe i vendosi në qendër të programit të BE-së dhe zgjerimi kontribuon në të treja këto elemente, të treja këto shtylla, i afron ekonomitë me njëra-tjetrën, i forcon institucionet demokratike dhe ndihmon që të kemi qëndrueshmëri afatgjatë në kontinentin tonë. Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës e ka përforcuar se sa rëndësi ka zgjerimi i BE-së dhe të lësh Ballkanin Perëndimor në një pasiguri kaq të gjatë, me mbështetje të vogël për reformat dhe në këtë situatë kjo krijon mundësi që edhe palët e treta të zgjerojnë ndikimin e vet negativ aty.

Bashkimi Evropian duhet t'i çojë përpara negociatat. Sa herë përmbushen kushtet, vendet që bëjnë reforma do ta kenë mundësinë që të kenë besim tek BE-ja, që BE ta mbajë angazhimin që ka ndërmarrë. Shqipëria i ka hapur të gjithë grupkapitujt, të gjashtë grupkapitujt e negociatave. Në maj ka kapur ato standardet e ndërmjetme. Në korrik i ka mbyllur tre kapituj në lidhje me shkencën, studimet, edukimin dhe kulturën dhe me marrëdhëniet me jashtë. Këto arritje pasqyrojnë një punë shumë të madhe të bërë nga qeveria, nga deputetët dhe nga shumë prej nesh që janë të angazhuar për ta parë të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. I duhet njohur kjo gjë Shqipërisë, i duhet vlerësuar. Detyra tani është që të fuqizohet pavarësia gjyqësore, të kemi më shumë rezultate ndaj korrupsionit dhe të sigurohemi që institucionet publike t'i shërbejnë mirë qytetarëve të vetë. Ju nxis që këto reforma t'i ndiqni me po atë vendosmëri.

Mali i Zi është vendi që ka ecur mjaft përpara në procesin e anëtarësimit. I ka hapur të tre të 33 kapitujt dhe ka mbyllur përkohësisht 18 prej tyre. Dhe duke e përfunduar ky proces, çohet një sinjal shumë i fortë në Ballkanin Perëndimor, sinjal që tregon që anëtarësia në BE është e arritshme. Axhenda e këtij programi në Tiranë i jep vëmendje shumë të posaçme rolit të kuvendeve, sepse si deputetë ne miratojmë legjislacionin e nevojshëm për anëtarësi. Ne i kërkojmë llogari qeverive dhe sigurohemi që angazhimet të zbatohen. Ne gjithashtu shqetësimet e qytetarëve i bëjmë pjesë të këtij procesi"