TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot i pranishëm në Konferencën Ndërparlamentare mes përfaqësuesve të institucioneve shqiptare, Parlamentit Europian dhe parlamenteve të vendeve europiane, me temë “Agjenda strategjike për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë”.
Që në nisje të fjalës, Rama nuk i kurseu batutat, duke thënë se zgjodhi të flasë në anglisht pasi nuk ka shumë besim te përkthyesit.
“Po flas në anglisht, pasi nuk u kam shumë besim përkthyesve. Kërkoj ndjesë që ju kam lënë në pritje për disa minuta. Unë ju garantoj se nuk është model sjelljeje, por ndodhi sepse patëm një takim me presidentin dhe na u desh pak më shumë kohë. U ndjeva edhe më fajtor kur ju pashë duke pritur në atë dhomë të errët”, tha Rama.
Kryeministri dha kështu edhe disa detaje nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e zhvilluar mëngjesin e sotëm në Pallatin e Brigadave.
Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama falënderoi pjesëmarrësit dhe u ndal te ndryshimet që, sipas tij, ka përjetuar Shqipëria vitet e fundit.
“Shqipëria është një vend shumë i mirë dhe ndoshta duhet t’i shmangesh pak Brukselit. Dua të falënderoj secilin prej jush që jeni këtu”, u shpreh Rama.
Duke folur për momentin që po kalon vendi, kryeministri iu referua edhe fenomenit të flamingove, të cilët janë shndërruar në një prej pamjeve më të komentuara të muajve të fundit në Shqipëri.
“Dua të ndaj disa mendime kur flasim për këtë moment në Shqipëri. Jam i sigurt se jeni argëtuar mjaft kohët e fundit me flamingot, edhe pse jam i sigurt se nuk duken aq bukur sa në foto. Por ky është shembulli më i mirë i këtij momenti që po kalojmë në Shqipëri. Shqipëria ka bërë mjaft përparim dhe ka kaluar në një epokë të re, ku njerëzit mendojnë se gjërat mund të jenë më mirë”, u shpreh kryeministri.