TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Detaje të reja zbardhen nga operacioni i një dite më parë për goditjen e shpërndarësve të drogës që vepronin pranë shkollave në kryeqytet.
Sipas burimeve, personat e arrestuar dhe ata të shpallur në kërkim në operacionin e Antidrogës së Tiranës të finalizuar një ditë më parë me 31 të arrestuar, dyshohet se vepronin përmes të paktën 8 grupeve të shpërndarjes së lëndëve narkotike, të shtrira në disa zona të Tiranës, përfshirë Laprakën, Brakën, Jordan Misjen, Selitën, Yzberishtin, Alliasin, Tregun Elektrik dhe Qytetin Studenti.
Në secilin prej këtyre grupeve janë identifikuar nga 3 deri në 4 persona të dyshuar si shitës të lëndëve narkotike. Sipas hetimeve, kur njëri prej grupeve nuk kishte më lëndë narkotike në dispozicion, klientët orientoheshin drejt grupeve të tjera të rrjetit.
Aktiviteti i tyre u dokumentua përmes agjentëve të infiltruar dhe blerjeve të stimuluara, me fokus të veçantë te shitjet e lëndëve narkotike në afërsi të shkollave. Në kuadër të hetimit, autoritetet kanë goditur edhe 5 persona të dyshuar si furnizues të rrjetit, të cilët dyshohet se siguronin heroinën dhe kokainën për shpërndarje.
Një prej furnitorëve të identifikuar, është F.Xhani, alias 'Luzi', i njohur për policinë, me precedent penal për drogë dhe plagosje. Në një rol kryesor në rrjet rrjet vepronte edhe një ish-efektiv policie, E.Henaj, i përjashtuar nga policia për vjedhje.
Që mos të binin në sy të policisë, shpërndarësit kamufloheshin me monopatina ose e dërgonin përmes taksive e shërbimeve 'delivery.' 7 persona janë arrestuar gjatë 4 muajve hetime, ndërsa në kërkim janë edhe 14 të tjerë.
Emrat e të arrestuarve
G.Jaupi
E.Balla
E.Oleff
Bl.Kasa
E.Vlashi
D.Shoti
A.Koçi
E.Hamollari
J.Nakuçi
Sh.Çiçiku
E.Henaj
E.Maliqaj
F.Papajani
K.Metallari
R.Tafaj
K.Malaj
I.Dine
F.Xhani
B.Malaj
I.Avxhi
A.Lila
S.Allushi
E.Tola
A.Prenga
V.Mete
D.Matja
E.Prendaj
A.Kuqi
T.Alstafa
V.Ramadani
7 personat e arrestuar gjatë hetimeve
K.Caka
G.Muhameti
Zh.Prenci
E.Tafani
D.Shahinas
D.Frate
M.Tabaku