AKTUALITET, 11 Mars 2020, 22:41

Kërkoi mbylljen e lokaleve, Fevziu tregon si u kërcënua me sms nga pronari i klubit të natës

Kërkoi mbylljen e lokaleve, Fevziu tregon si u kërcënua me sms

Gazetari Blendi Fevziu, tregoi mbrëmjen e sotme se si është kërcënuar me sms, nga një person që është pronar i një klubi nate, gjatë emisionit të djeshëm, për shkak se bëri thirrje që të mbyllen kafenetë dhe lokalet.

"Dje më shkruante një pronar klubi nate, më thoshte po na prish biznesin të të vijë turp. Në vend t'i vijë atij turp, që për pesë lek të qelbura po çdo shqiptarët drejt vdekjes, më thotë mua të të vijë turp, pse kërkon të mbyllen lokalet. Shtonte dhe ca fjalë të tjera, por për ato fjalët e tjera mund ta marrë përgjigjen më mirë", tha Fevziu.

Qeveria ka urdhëruar mbylljen e të gjithë lokaleve, klubeve, diskove, palestrave dhe vendeve ku ka grumbullime të njerëzve, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusin. Deri në këto momente në vendin tonë ka humbur jetën një person dhe janë infetkuar 15 të tjerë.

/TPZ.al/