AKTUALITET, 11 Mars 2020, 19:58

“Parashikojmë qindra të prekur me koronavirus në Shqipëri”/ Mananstitliu thirrje qytetarëve: Zbatoni rregullat maksimalisht

“Parashikojmë qindra të prekur me koronavirus në

Gjatë një dalje për mediet, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, u shpreh se për fat të keq parashikojnë qindra të prekur në Shqipëri nga koronavirusi.

Për të parandaluar këtë situatë, Manastrirliu u kërkoi qytetarëve që të zbatojnë rregullat me seriozitet maksimal.

“Ne kemi disa skenarë, parashikojmë disa qindra të prekur në Shqipëri, që padyshim duhet t’u ofrojmë mundësi të marrin shërbimin, por nëse nuk i zbatojmë rregullat, nëse nuk merr masat e duhura, vendos në rrezik sistemin shëndetësor, pasi nuk e përballon fluksin në spitale për rastet që duhet të trajtohen. Sistemi duhet të trajtojë të gjitha rastet për sëmundjet e tjera. Sa më shumë të zbatojmë masat do të kemi më pak kosto. Duhet të reflektojmë mbi sjelljen individuale“, u shpreh ministrja Manastirliu.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri është 11 të infektuar dhe një i vdekur. Viktima është pacientja e moshuar në Durrës ka ndërruar jetë. Në Tiranë janë 10 pacientë të cilët kanë lidhje nga rasti ‘0’, ndërkohë rasti i Lushnjes është i veçuar dhe me historik udhëtimi Italinë. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë takimet me njerëz të tjerë.