AKTUALITET, 11 Mars 2020, 21:06

Dekretimi i tre anëtarëve të rinj në Gjykatën e Lartë, reagon Yuri Kim: Hap i rëndësishëm. Të mbështesim gjyqtarët që të shërbejnë drejtësi

Dekretimi i tre anëtarëve të rinj në Gjykatën e

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka përshëndetur dekretimin e tre anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë nga Presidenti Ilir Meta.

Me një shënim në twitter, Kim shkruan se ky është një hap i rëndësishëm, që duhett ë vazhdohet, sipas saj, deri në fund.

Po ashtu, Kim bën thirrje për mbështetjen e gjyqtarëve, “në mënyrë që ata të mund të shërbejnë drejtësi për të gjithë njerëzit e Shqipërisë”.

Postimi i plotë:

Ne e mirëpresim emërimin nga Presidenti Ilir Meta

prej 3 anëtarëve të rinj në Gjykatën e Lartë – një hap i rëndësishëm dhe pozitiv që duhet të vazhdohet deri në fund. Tani, ne duhet të mbështesim gjyqtarët në mënyrë që ata të mund të shërbejnë drejtësi për të gjithë njerëzit e Shqipërisë.