TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu po gënjejnë shqiptarët për situatën e vërtetë me Koronavirusin”. Kjo është akuza e sekretarit të Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi që përmes një videoje në Facebook thotë se qeveria po mashtron publikisht.
“Është fakt që qeveria shpërndau 1.2 milionë maska të skaduara për personelin shëndetësor. Është fakt që qendrat shëndetësore dhe shumica e spitaleve nuk kanë mjetet e duhura për të përballuar situatën. Është fakt që e moshuara në Durrës, që u nda nga jeta, u mbajt në dhomë për disa ditë me pacientë të tjerë.
As gënjeshtrat ndaj qytetarëve dhe as sulmi ndaj opozitës nuk e mbulojnë dot paaftësinë dhe mungesën e përgatitjes së qeverisë. Shikoni vetë më poshtë sesi dalin sheshit gënjeshtrat e qeverisë për rastin fatal në Durrës”, – shkruan Bardhi në reagimin e tij.
[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2020/03/WhatsApp-Video-2020-03-11-at-20.45.01.mp4"][/video]