TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këngëtari Roland Hysi është në mbështetje të fondacionit “Syndrome Down Albania”, të cilët zhvilluan një protestë kundër deputetit dhe nënkryetarit të Kuvendit.
Hysi mban në duar pankartën me emrin “Murrizi kërko falje publike”.
Këngëtari njihet për ndjeshmërinë e tij ndaj njerëzve të cilët vuajnë nga kjo sindromë. Ai ka mbështetur shumë fëmijë të tillë dhe e ka shfaqur publikisht këtë gjë.
Pasditen e sotme përfaqësues të fondacionit “Syndrome Down Albania” kanë mbajtur një protestë të qetë përpara parlamenti. Arsyeja që ata u mblodhën kundër Murrizit ishte komenti diskriminues që nënkryetari i Kuvendit bëri në rrjetet sociale, teksa njërin prej ndjekësve të tij e quajti “down”.