TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Preç Zogaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit në Vizion Plus, duke komentuar përgjigjen që po u jep Rama studentëve me ftesën për dialog, i quajti inskenime nxjerrjet e karrikeve përpara selisë së Kryeministrisë. Zogaj tha se Rama nuk po lexon arsyet e thella dhe pakënaqësitë e gjeneratës Z.
“Dialogu është fjalë e bukur, i vetmi mjet që zgjidh konfliktet, edhe luftrat në tryezën e bisedimeve janë zgjidhur. Edhe në Shqipëri krizat janë zgjidhur me dialog. Por nuk jemi këtu, dialogu nuk është në rendin e ditës.
Ajo që bën kryeministri është inskenim, një herë karriket pastaj këto të betonit, një mizanskenë për të treguar që jam i dialogut.
Aty s’ka kush vjen.
Kryeministri dhe PS e dinë me kohë që kjo protetë nuk ka kërkesa të karakterit sindikalist as ato të vitit 2018 të studentëve. Ishin kërkesa të një grupi për bursa, kushtet dhe jetën e tyre. Dialoguan sepse studentët e përçmojnë trajtimin si bamirësi.
Edhe sot, ka kërkesa politike, që në fund të majit dhe në qershor, studentët kanë qenë blloku më i madh dhe kanë kërkesa politike dhe kryeministri i di. Si ato për sistemin zgjedhor, me paketën për mjedisin sipas standardeve të BE. Kanë dorëheqjen e kryeministrit, por kryeministri mendohet sepse ka rrugë, se duhen 150 mijë njerëz në shesh.
Duke ditur Rama se studentët nuk e kanë përfaqësimin dhe kur mendoi se po shuheshin, nisi këto jo “Prania besnike” jo votimi i reformës territoriale, që lexohen si sfida nga studentët dhe tani përballen si dy taborre.
Kur shkohet drejt dialogut ka manual, punojnë ndërmjetës. Në dialog shkohet për ta mbyllur diskutimin.
Kurse kështu symbyllur me një paraqitje sikur dua dialog s’ka kush shkon. Kjo nuk funksionon kështu.
Në 2018 kishte kërkesa konkrete për studentët dhe u ulën. Nëse kryeministri vazhdon të lexojë si protestë e disa njerëzve që kanë kërkesa të vogla, është lexim i kufizuar. Këtu nuk janë lexuar arsyet e thella, pakënaqësitë e një gjenerate dhe të të tjerave që janë djegur nga partitë tona autokrate”- tha Zogaj.