AKTUALITET, 13 Mars 2020, 13:16

VIDEO/ Gjesti i turpshëm, pasagjeri lëpin gishtin dhe lyen tubin e trenit për të përhapur koronavirusin

VIDEO/ Gjesti i turpshëm, pasagjeri lëpin gishtin dhe lyen tubin e

Një qytetar është arrestuar në Belgjikë, pasi është filmuar teksa bën gjestin e shëmtuar për të përhapur koronavirusin në trenin ku po udhëtonte. I riu ka hequr maskën, ka lëpirë gishtin dhe më pas e ka fshirë atë në tubin e trenit të mbushur plot me pasagjerë. Ai është filmuar teksa kthyen gjestin e shëmtuar, ndërkohë që ndaj tij janë marrë masa të menjëhershme. “Indipendet” raporton se i riu në Belgjikë, është arrestuar, por forcat e rendit kanë konstatuar se ai ka qenë në gjendje të dehur. Siç shihe nga pamjet, veprimi i tij ka qenë i qëllimshëm, ndërkohë që kompania ka njoftuar se treni është hequr nga shërbimi me qëllim për t’u dezinfektuar.