AKTUALITET, 14 Mars 2020, 15:21

‘Kam shokun me temperaturë 40’, rezulton i infektuar me koronavirus djali nga Tirana, shefi i Urgjencës i shkoi në banesë

‘Kam shokun me temperaturë 40’, rezulton i infektuar me

Rezulton pozitiv ndaj koronavirusit djali nga Tirana për të cilin dy ditë më parë, vetë Shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj u interesua pas denoncimit në një lidhje live me emisionin Open.

Top Channel raporton se miku i qytetarit që kërkoi ndihmë për shokun gjatë lidhjes live me emisionin, pasi kishte pasur temperaturë të lartë prej ditësh, kishte rezultuar pozitiv me COVID-19, por gjendja e tij është e mirë.

Ndërsa miku i tij (personi ne foton lart) nuk ka shfaqur asnjë shenjë të COVID-19, por megjithatë ai është vetë izoluar për çdo rast.

Dy dite me pare, pasi është paraqitur ambulanca në shtëpinë e djalit që ishte me temperaturë 40 gradë prej një jave, edhe shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj shkoi personalisht në shtëpinë e rastit në fjalë.