AKTUALITET, 14 Mars 2020, 14:05

Bilanc tragjik në Iran, 97 viktima nga koronavirusi brenda 24 orëve

Bilanc tragjik në Iran, 97 viktima nga koronavirusi brenda 24 orëve


Koronavirusi po merr përmasa akoma më të mëdha në Iran.

Vetëm ditën e sotme janë regjistruar 97 viktima, shifra më e lartë ditore që kur Covid-19 u shfaq në vend, raportojnë mediat shtetërore.

Deri më tani janë shënuar 611 viktima dhe 12,729 të infektuar.

Ditën e djeshme mediat në Iran kanë publikuar disa pamje satelitore të varrezave në datën 1 mars dhe 8 mars, ku duket ndjeshëm rritja e numrit të varrezave.

Sipas traditës islame, trupat supozohet të varrosen shpejt pas vdekjes. Por drejtori i morgut të Behesht-e Masoumeh Ali Ramezani tha për televizionin shtetëror iranian në fillim të këtij muaji se varrosjet po vonoheshin pasi testimi për virusin kërkon kohë.

Më herët Irani kishte liruar përkohësisht 70,000 të burgosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.